X

Koronavirusi në Itali/ Mbi 28 mijë raste të reja, 562 vdekje në 24 orët e fundit

Janë 28,337 raste të reja të koronavirusit në Itali nga 188,747 tamponë të kryer (ndërsa një ditë më parë ato pozitive ishin 34,767 nga 237,225 tamponë).

Në 24 orët e fundit, 562 vdekje të tjera janë regjistruar (kundrejt 692 të shtunën) për një total, që nga fillimi i pandemisë, që arrin në 49,823. Në kujdesin intensiv ka 3,801 pacientë (+43). Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 5,094 raste të reja.

Pranimet në kujdesin intensiv janë përsëri në rritje.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar që nga fillimi i emergjencës arrin në 1,408,868. Pas rënies të shtunën (me vetëm 10 pacientë të rinj të shtruar në spital), numri i pranimeve të kujdesit intensiv është përsëri në rritje: sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, 43 hyrje të reja në 24 orët e fundit për një total prej 3,801. Në pavijonet e zakonshme të spitaleve, 34,279 pacientë janë të shtruar në spital, një rritje prej 216 në krahasim me të shtunën. Si përfundim, 767,867 italianë janë në izolim në shtëpi, 13,942 më shumë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Tenton t’i japë fund jetës, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës 74-vjeçari

Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar një 74-vjeçar në Sarandë, teksa është transportuar në gjendje të rëndë...

Close