X

Katër gola në 35 minuta, Interi përmbys Torinon, Roma bën detyrën ndaj Parmës

Inter me dy fytyra në sfidën e “San Siros” me Torinon, të cilën zikaltrit e fituan me përmbysje 4-2. Skuadra e Conte zhvilloi një pjesë të parë të dobët, madje u ndëshkua me gol në fundin e saj, me topin që u dërgua në rrjetë nga Zaza. Sikur të mos mjaftonte disavantazhi i pjesës së parë, zikaltrit pësuan të dytin në minutën e 62-të me 11-metësh, që u akordua nga kryesori për ndërhyrje të gabuar të Ashley Young vetëm pas sinjalizimit të sistetim VAR.

Pikërisht pas këtij momenti zgjohet Interi, shkurton në 1-2 diferencën me Alexis Sanchez dhe në të 67-ën barazon me penallti me Romelu Lukakun, edhe në këtë rast pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në të 84-tën minutë kundërsulmon Interi nga e majta e sulmit për Lukakun, që bën më të mirën duke pasuar në qendër për Lautaron, që e pati të lehtë të shënonte golin e 4-2 dhe të pestin personal në këtë kampionat.

Roma i mbylli llogaritë me Parmën në “Olimpico” brenda 40 minutave lojë, duke shënuar plot tre gola. E hapi serinë Mayoral, për t’ia lënë skenën armenit Mkhitaryan, që shënoi dy herë brenda tetë minutave lojë (32’ dhe 40’). Verdhekuqtë u mjaftuan me rezultatin e pjesës së parë (3-0), me shifrat që mbetën të pandryshuara gjatë 45 minutave të dyta.

Fitore me përmbysje e Bolognas në fushën e Sampdorias me rezultatin 1-2. Thorsby u dha epërsinë vendasve që në minutën e 7-të, por autogoli i Reginit në fundit e pjesës së parë dhe finalizimi i Orsolinit në pjesën e dytë kthyen ndeshjen në favorin e skuadrës së drejtuar nga Sinisa Mihajlovic.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Klopp: Unë te Gjermania? Ndoshta në të ardhmen, tani jam trajner i Liverpool!

Jurgen Klopp shikohet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Joachim Low në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin...

Close