X

Kaos te spitali COVID-2, ambulancat qëndrojnë para spitalit me pacientë

Situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose Covid-2 është kaotike.

Disa ambulanca janë të vendosura para urgjencës së Sanatoriumit me pacientët, ndërkohë që mjekët afrohen vazhdimisht për t’ju dhënë atyre trajtim.

Ende nuk është e konfirmuar nëse në spitalin Covid-2 janë ezauruar të gjithë shtretërit, apo çfarë protokollesh po ndiqen.

Para ambienteve të spitalit nuk mungojnë edhe familjarët të irrituar, pasi të afërmit e tyre prej orësh ndodhen në autoambulanca dhe shumë prej tyre kanë nevojë për oksigjen.

Kujtojmë se gjatë natës mjeku i këtij spitali Dritan Koçiaj bëri thirrje përmes rrjeteve sociale se në Sanatorim nuk ka shtretër, ndërsa pacientët po marrin trajtim në ambulanca.

Koçiaj i kërkoi kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit.

Ai denoncoi se natën e kaloi duke qëndruar me një pacient në autoambulancë në derën e “Shefqet Ndroqit”, pra “Covid-2”, pasi nuk ka më vende në urgjencën pritëse dhe në pavionin e këtij spitali.

Në vijim, mjeku theksonte, se ashtu si ai janë edhe gjashtë autoambulanca të tjera me pacientë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reshat Arbana mesazh për ndarjen nga jeta të regjisorit: U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta...

Close