X

Bëja humor që babai të mos lëndonte nënën/ Will Smith tregon për jetën me babain e dhunshëm

Aktori i njohur, Will Smith ishte i ftuar në “Red Table Talk”, ku foli për jetën profesionale dhe personale të tij.

Ndër të tjera, ai foli për marrëdhënien e krisur të tij me babain.

Aktori tregoi, se tipi i tij gazmor, u krijua teksa përpiqej i sforcuar, të argëtonte babain e tij abuziv, që të mos e dëmtonte familjen e tij.

 “Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi Will.
“Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”, u shpreh aktori.

Image

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Rita Ora merr vëmendje me pozat provokuese

Nuk është për t’u çuditur se ajo shfaq shpeshherë pjesët sentimantale të saj. Por, Rita Ora gjatë ditës së djeshme...

Close