X

Rama thyen heshtjen, konferencë për akuzën e fshehjes së viktimave të Covid-19

Më në fund Kryeministri Edi Rama do përcjellë sot një mesazh lidhur me akuzat e opozitës për fshehjen e numrit të të vdekurve me koronavirus.

Rama i ka quajtur “makabre” këto akuza, ndërsa PD dhe kreu i saj i bënë thirrje prokurorisë të shkojë dhe të hetojë në morg.

“Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet.

Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën” deklaroi Bardh Spahia.

Nga selia e PD-se Spahia i bëri thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin.

Kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit.

“Është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë për dështimin katastrofik me pandeminë, si dhe për t’u fshehur pas punës heroike të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë”, tha Spahia.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH
Vangjel Tavo: Përgjigjia nga anëtarësia ka qenë maksimalisht e mundshme, ja sa kanë votuar

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo deklaron nga Gjirokastra se anëtarësia e këtij qarku i është përgjigjur maskimalisht këtyre zgjedhjeve brenda...

Close