X

Prej 13 vitesh bashkë, Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin


Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Ata janë komentuar gjithmonë për marrëdhënien e tyre serioze, duke e paraqitur atë edhe në këngët e publikuara.

Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Më lindte dëshira për t’ia përplasur në fytyrë”, revoltohet Adrola Dushi

Modelja e njohur Adrola Dushi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston herë pas here foto nga më të...

Close