X

Numri i viktimave nga COVID-19/ Basha-Ramës: Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet e për të fshehur të vërtetën. E ke kot, askush s’të beson më!

Pak minuta para se kryeministri Edi Rama t’i drejtohet opinionit publik për të sqaruar çështjen e numrit të viktimave nga COVID-19 lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh nëpërmjet ‘twitter’.

Basha thotë se pas denoncimit të fakteve Ramës iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur.
Ai thekson se Ramës iu deshën dy ditë pasi po manipulon faktet dhe po fsheh të vërtetën, por e ka të kot se askush nuk i beson më.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!
Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/