X

Monika Kryemadhi vendos maskën dhe voton në zgjedhjet e LSI-së: Vetëm partia ma mbledh!


Në Lëvizjen Socialiste për Integrim, po zhvillohen votime për strukturat e reja.

Votimet po zhvillohen online, por ka edhe disa persona që votojnë fizikisht.

Monika Kryemadhi votoi nga selia e LSI-së në Tiranë, ku u shfaq për herë të parë në publik me një maskë mbrojtëse kundër Covid-19.

Kryemadhi kishte refuzuar vendosjen e maskës në të shkuarën dhe u gjobit nga policia.

Duket se numri i lartë i fataliteteve si pasojë e virusit, kanë bërë që Kryemadhi të vendosë maskën dhe të përcjellë mesazhin, se situata është rënduar në vend.

Partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër! Prapë mendoj se maska është element që mbahet në ambjente të mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kërcënojnë. Duhet t’u ofrojmë shqiptarëve, optimizëm dhe forcë!” u shpreh  Kryemadhi.

Fitorja e LSI-së në 25 prill do të jetë e jashtëzakonshme, por nuk do të jetë vetëm e LSI-së, por e të gjithë shqitparëve. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e madhe, të rinjtë na kanë dhënë një mesazh të fortë“, vijoi ajo.

/TPZ.al/

FOTO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Elona Guri: Procesi i zgjedhjeve në LSI, risi dhe transparent, për të zgjedhur ekipin fitues të 25 prillit

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, ka postuar pamje nga procesi i votimit të anëtarëve të LSI...

Close