X

Mariano Diaz nuk mjafton, Reali lë dy pikë ndaj Villarrealit

Reali i Madridit nuk ia doli të kthehet te fitorja pas asaj humbje turpëruese (4-1) në fushën e Valencias para pauzës së kampionateve. “Los Blancos” barazuan 1-1 ndaj Villarrealit në transfertë, duke humbur më shumë terren në pjesën e sipërme të renditjes.

Kampionët në fuqi të Spanjës dhanë përshtypjen se do të merrnin një fitore të lehtë në “Estadio de Ceramica”, teksa e zhbllokuan takimin që në minutën e 2-të me Mariano Diaz, i cili shfrytëzoi një krosim perfekt të Carvajal, duke e shtyrë me kokë topin në rrjetë.

Përtej ritmit të lojës, më pas munguan rastet e pastra të shënimit, derisa erdhi minuta e 75-të, kur një ndërhyrje e nxituar e portierit Courtois e detyroi kryesorin të sinjalizonte për 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Moreno. Të kota përpjekjet e të dyja skuadrave në minutat në vazhdim, me rezultatit që mbeti i pandryshuar. Një barazim që kishte shijen e humbjes për Realin, që nuk diti ta zhfrytëzonte si duhet epërsinë e arritur që në fillim të sfidës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vllaznia mposht Tiranën me gol në frymën e fundit, Partizani barazon me Laçin

Vllaznia fitoi me Tiranën me rezultatin 3-2. Një ndeshje dramatike që i pati të gjitha, edhe hakmarrjen e Ismael Dunga,...

Close