X

“Kush e ka dëgjuar, mbeti me pasoja”, Noizy zbulon një pjesë të këngës që shkroi në karantinë


Noizy është një nga reperat më aktiv të skenës shqiptare. Ai publikon herë pas here këngë të reja dhe mesa duket as pandemia nuk e ka ndalur.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, reperi publikoi një video, me të cilën zbuloi disa sekuenca të këngës “Kontroll”, që e shkroi gjatë karantinës.

“Kush e ka degju ket, ka ngel me pasoja, e shkrujtur gjat karantines. Kur ajo te bëhet si polic #kontroll”, ka shkruar Noizy.

Por, ai u pendua dhe menjëherë e fshiu videon, pasi i erdhën edhe shumë mesazhe nga fansat që t’ua dërgojë videon e plotë të këngës

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga ky reper është “Naughty Naughty” në bashkëpunim me Sëarmz, S1mba dhe Predz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
I publikuan “bisedat private” të Instagram, ku përmendet Donald Veshaj, Bora Zemani detyrohet të japë sqarime

Moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani, është bërë këto ditë qendër e lajmeve rozë dhe postimeve në “Instagram”. Shkak për të...

Close