X

“Kur ka pasur tradhti…”! Dj Vin Veli flet pas 3 vitesh për ndarjen me Bora Zemanin: Për sa kohë ke fëmijë, do mbash miqësi


Tre vite më parë bëri bujë në media lajmi i ndarjes së Bora Zemanit dhe Vin Velit. Çifti për një kohë të gjatë vendosën të mos prononcoheshin në media për ndarjen e tyre, ndërsa tani nuk e kanë aspak problem të flasin për njëri-tjetrin.

Si rrallëherë, Vini ka folur për Borën në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën: A duhet të jemi miq me ish-at? Ai u shpreh se kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta urresh ish-partnerin/ partneren. Gjërat ndryshojnë nëse lidhja ka pasur tradhti.

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Arbana Osmani siç nuk e keni parë kurrë më parë, Eduart Grishaj ndan foton e veçantë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre...

Close