X

Kishin 10 fëmijë bashkë, e shoqja e vrau me sqepar

Llesh Deda, 61 vjeç,  prej dy javësh qëndronte në gjendje kome. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ku u shtrua pas një goditje fatale që mori nga e shoqja.

Gjatë konfliktit me bashkëshorten e tij, Drane Deda, 61 vjeçari u godit në kokë me sqepar, çka i shkaktoi plagë të shumta.

Familjarët e transportuan fillimisht të plagosurin në Spitalin e Laçit, e më pas mjekët e e rekomanduan për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë të shtunën.

Plagosja e Llesh Dedës ndodhi në orën 3 të mëngjesit të 6 nëntorit, ku pas një konflikti mes çiftit në shtëpinë e tyre në Sanxhak të Kurbinit, bashkëshortja doli jashtë, mori sqeparin dhe goditi bashkëshortin.

Pas këtij akti, 58-vjeçarja u largua nga shtëpia dhe u dorëzua në polici.

Çifti Deda, prindër të 10 fëmijëve, kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se burri ishte përdorues i alkoolit.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Numri i viktimave nga COVID-19/ Basha-Ramës: Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet e për të fshehur të vërtetën. E ke kot, askush s’të beson më!

Pak minuta para se kryeministri Edi Rama t’i drejtohet opinionit publik për të sqaruar çështjen e numrit të viktimave nga...

Close