X

Haradinaj: Ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty është qesharake

Ramush Haradinaj e ka quajtur qesharake ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty gjatë një interviste në News 24.

Si e shihni ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty?

Qesharake, shumë qesharake. Krejt këto veprime janë dëshmi e dobësive tona. Ku ishim ne sa e sa vjet, Raporti i Martyt ka 10 vjet. Vetëm tani që kemi shefin e shtetit, presidentin që tani është në burg, tani po ngremë një komision hetimor. Më besoni, është qesharake, kanë me qesh me ne të gjithë. Nuk jemi seriozë.

Edhe ju vete u përfshitë në një debat me kreun e qeverisë, u shkua deri në padi nga ky fundit, i qëndroni ende akuzave?

Unë nuk kam bërë akuza, unë kam treguar atë që kam besuar, që do të thotë nuk jam akuzues. Pra, kam deklaruar e kam shprehur ato që i kam përjetuar, dhe PO nëse kthehem në atë kohë, qëndrojnë ato që kam thënë çdo herë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Trump nuk pranon humbjen, pretendon se zgjedhjet u manipuluan

Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar...

Close