X

Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Nuk mund t’i fshehim vdekjet! Presidenti dhe opozita në aleancë me Covidin për të më rrëzuar!


Siç e kishte paralajmëruar prej ditësh, më në fund kryeministri Edi Rama është shfaqur publikisht, për të folur lidhur me akuzat e Lulzim Bashës, se numri real i viktimave nga Covid-19 është fshehur nga qeveria.

Rama kishte regjistuar një video mesazh dhe deklaroi se Presidenti i Republikës sëbashku me opozitën, janë në një aleancë me virusin për të rrëzuar qeverinë e tij.

Rama i quajti fotografitë nga morgu i Tiranës, ku shfaqeshin të vdekurit në dysheme, një inskenim edhe pse vetë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e pranoi se trupat e të vdekurve vendosen në dysheme sepse nuk ka kapacitet.

Një pakicë e zhurmshme, bën sehir, shan akuzon, gjuan me gurë në drejtim të kujt rri pa gjumë, lufton shërben ,sakrifikon në frontin e kësaj lufte të pambarimtë nervash. Hiqmëni mua nga kjo rradhë e gjatë njerëzit, nuk jam këtu për tu ankuar për baltën apo pështymat që marr cdo ditë nga kjo pakicë e zhurmshme. Mua të sharat më bëjnë më të fortë dhe më japin më shumë energji për t’i udhëhequr betejat tona në çdo fushë.

Nuk mund të bëjmë politikë me inskenime fotografike nga morgue i spitalit, kjo është haptazi jo njerëzore.

Në një luftë si kjo, Mund të sfidohet qeveria, ekspertiza, por nuk mundet që deri edhe Presdienti të krijojë komitetin e tij alternativë, edhe opozita komitetin e saj. Njëri komitet thotë qeveria të blejë maska, tjetri thotë virusi nuk ekziston. Kjo nuk është demokratike, por papërgjegjshmëri jo njerëzore.

Opozita bashkë me presidentin bëjnë aleancë bashke me Covidin për të rrëzuar qeverinë. Kjo nuk është as demokratike, as shqiptare, por haptazi jo njerëzore“, tha Rama.

Lidhur me akzuat se janë fshehur shifrat e të vdekurve, Rama tha se nuk ka një mundësi teorike dhe praktike për këtë dhe akuzoi opozitën se bën politikë me të vdekurit.

Nuk është demokratike dhe as shqiptare dhe njerëzore, që në kulmin e kësaj lufte, të bësh politikë me lajme të rreme deri edhe për të vdekurit.T’i thuash popullit që qeveria fsheh numrin e të vdekurve, do të thotë të kaprëcesh çdo kufi… kjo është brutalisht çnjerëzore.

Po pse cfarë janë ata që humbasin jetën, vota apo kuti këpucësh me lek të zeza që nisen nga Gjiri i Lalëzit drejt burimeve mediatike?

Nuk ka asnjë mundësi teorike, jo më praktike që qeveria të fshehë numrin e viktimave në spital. Nuk ka asnjë parti politke në planet, që të përcaktojë diagnozat e personave që humbin jetën në spital.

Diagnoza është përgjegjësi personale dhe ligjore e cdo mjeku“, tha ndër të tjera Rama.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Edi Rama mesazh indirekt prokurorisë: Akuzat e opozitës janë lemeri politike, por ju e dini vetë, nuk ju pengojmë…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Kishin 10 fëmijë bashkë, e shoqja e vrau me sqepar

Llesh Deda, 61 vjeç,  prej dy javësh qëndronte në gjendje kome. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ku u...

Close