X

Edi Rama mesazh indirekt prokurorisë: Akuzat e opozitës janë lemeri politike, por ju e dini vetë, nuk ju pengojmë…


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi, drejtuar qytetarëve shqiptarë, lidhur me akuzat e opozitës, se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave të Covid-19.

Pasi deklaroi se ka një aleancë të Presidentit dhe opozitës me Covidin, kundër tij dhe qeverisë, kryeministri duket se i dërgoi edhe një mesazh indirekt prokurorisë.

Pasi deklaroi dhe vendosi vetë, se akuzat janë “lemeri politike” dhe “marrëzi kriminale”, Rama deklaroi se prokuroria e di vetë punën e saj dhe nuk do të pengohet, a thua se kryeministri po i bën një nder prokurorisë që ka vendosur të mos pengojë hetimet.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj. Nëse do ta shohë të arsyeshme, të përfshihet në këtë lemeri politike, për të zbardhur një marrëzi kriminale të kësaj madhësie, askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë“, tha Rama.

Në fakt, nuk është aspak e kuptueshme, se përse kryeministri duhet të flasë për punën e drejtësisë, që supozohet të jetë e pavarur dhe t’i japë direktiva, apo konkluzione prokurorisë, lidhur me akuzat e opozitës.

Rama ka të drejtën, por edhe detyrimin të bëjë shpjegime politike dhe me fakte për shqiptarët, por nuk është aspak puna e tij t’i shpjegojë prokurorisë me video mesazh, se sa “lemeri politike” janë akuzat e opozitës.

Në video mesazhin e tij, kryeministri i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka mundësi teorike për manipulimin e vdekjeve dhe duke i quajtur fotografitë nga morgu i Tiranës, një inskenim edhe pse vetë drejtori i Institutit të Mjekësisë ligjore, deklaroi se të vdekurit vendosen në dysheme, kur nuk ka kapacitet.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Edi Rama: Nuk kemi mundësi teorike t’i fshehim vdekjet! Presidenti dhe opozita në aleancë me Covidin për të më rrëzuar!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Akuzat për Bashën/ Haradinaj “shuplakë” politikës shqiptare: Këto janë skenarë të atyre “përça e sundo”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën komentoi edhe deklaratat e...

Close