X

Ç’po ndodh? Fotot e morgut të Tiranës dalin në media, nuk ka më kapacitet, trupat gjenden në dysheme


Syri TV, ka publikuar fotografi nga morgu i Tiranës, ku shfaqen pamje mjaft të rënda, të trupave të njerëzve të vdekur në tokë, një dëshmi se tashmë ky morg është përtej kapaciteteve normale.

Lidhur me këtë rast ka reaguar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali, i cili fillimisht thotë se fotografitë janë inskenim. Por më pas, vetë drejtori e pranon se trupat e personave të vdekur, vendosen në dysheme kur “ato janë shumë” dhe nuk ka kapacitet.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët“, shprehet drejtori.

Numri i fataliteteve nga Covid-19 është rritur ndjeshëm në vend, ndërkohë që vetëm ditën e sotme, kanë ndërruar jetë 15 persona.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë, se fsheh numrin real të fataliteteve nga Covid-19 dhe ka bërë thirrje që prokuroria të hetojë.

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!


Fotografi të publikuara nga SYRI TV:

LEXO EDHE:

Trupa në dyshemenë e morgut , reagon drejtori i IML: I vendosim me respekt në dysheme, kur janë shumë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Përpjekje të dëshpëruara nga presidenti Trump dhe aleatët e tij për të përmbysur fitoren e demokratit Biden

Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruara për të përmbysur rezultatin e...

Close