X

Ylli Rakipi i bën vetëm një pyetje Spiropalit për Bashën, ministrja nuk di të përgjigjet


Gazetari Ylli Rakipi dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë debatuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës, se ka punuar kundër ushtarëve të UÇK-së.

Rakipi e pyeti Spiropali, se për çfarë e akuzojnë Bashën dhe çfarë gabimi ka bërë ai, por Spiropali nuk pati asnjë përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Çfarë ka bërë zoti Basha? Mund të na thoni çfarë ka bërë zoti Basha në këtë rast?

Spiropali: Pse e mbroni Bashën sikur ai të jetë një bebe?

Rakipi: Unë dua të pyes se çfarë të keqe ka bërë Lulzim Basha?

Spiropali: Lulzim Basha nuk bën as mirë as keq se nuk bën asnjë punë. Unë merrem me faktin se Lulzim Basha nuk di të përgjigjet.

Rakipi: Po vijnë zgjedhjet dhe këta duhet të gjejnë gjëra për Bashën. Dalin njerëz të tronditur dhe bërtasin. Juve ju duhen këto gjëra për votimet. Disa televizione i vutë në punë për këtë, nxorrën këtë zotërinë dhe bëtë cfarë deshët.

Spiropali: Edhe në këtë emision kjo po diskutohet.

Rakipi: Po ka më të zotë se ju për të bërë këtë gjë?

Spiropali: Epo e meritojmë këtë vend pra.

Rakipi: Në këtë gjendje që e keni sjellë këtë vend, e meritorni 100 vjet ta mbani. Sa të doni!

Spiropali: Basha të vazhdojë, përse nuk vazhdon? Nëse the se Bellanica ngjall të vdekurit, Basha vdes të gjallët.

/TPZ.al/

VIDEO:

LEXO EDHE:

Rakipi-Bellanicës: Mos je ngatërruar dhe të ka dalë Luli në ëndërr, si të vdekurit që të japin cigare?

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, VIDEO
Ndërsa COVID-19 përhapet, njerëzit po lodhen

Ky vit po shkon drejt fundit me një pandemi që preku më shumë se 47 milionë njerëz dhe u mori...

Close