

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar rihapjen para 30 -vjetësh, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër, të parës xhami të hapur pas rrëzimit të regjimit totalitar.
Faljen e parë historike e mbajti i nderuari Hafiz Sabri Koçi para 50 mijë besimtarëve myslimanë.
Meta ka shprehur konsideratën më të lartë për Hafiz Sabri Koçin dhe ka cituar një thënie madhështore të tij kundër hakmarrjes.
Po ashtu, ka publikuar një foto me Mysfiun e Shkodrën, Muhamed Sytarin, i cili ndodhet sot i sëmurë nga COVID në një nga spitalet e Turqisë, bashkë me babanë e tij po ashtu të infektuar. Presidenti e nis mesazhin e tij me vargun e famshëm nga kurani.
Postimi:
“E, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” Kuran, El-Inshirah:5
Rihapja, 30 vite më parë, e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, është një ngjarje historike për komunitetin mysliman dhe për mbarë popullin shqiptar, që kujton sot një ditë të rëndësishme të rikthimit të lirisë së besimit dhe së drejtës së shprehjes, të mohuara për dekada terrori.
Regjimi totalitar ateist e goditi egërsisht dhe e ndaloi fenë, shkatërroi objektet e kultit, persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhte besimin e shqiptarëve te Zoti.
Me ndryshimet demokratike, myslimanët shqiptarë rifituan liritë fetare dhe, me në krye udhëheqësin e ndritur Hafiz Sabri Koçi, ringritën nga hiri institucionet e kultit.
Shpreh respektin dhe vlerësimin tim për jetën e veprën, si dhe ju bashkohem lutjeve për shpirtin e këtij kleriku të nderuar e të paharruar, për bashkëpunëtorët e tij, si dhe për të gjithë rininë e qytetarët e Shkodrës, të cilët në 16 nëntor 1990 sfiduan me kurajë diktaturën dhe rikthyen shpresën tek besimtarët.
Frymëzuese do të mbetet përherë lutja e Hafiz Sabri Koçit, i cili edhe pse kaloi një kalvar vuajtjesh në burgjet komuniste për gati dy dekada, nuk bëri kurrë thirrje për hakmarrje, por na mësoi: “O Zot, bëj që të falimentojnë zullumqarët me zullumqarët, njëri me tjetrin, të paguajnë hakun ndërmjet tyre.”
Mirënjohje për të gjithë klerikët myslimanë shqiptarë, simbole të përkushtimit ndaj Atdheut e idealeve kombëtare, vlerave hyjnore e njerëzore, të cilët përgjatë gjithë historisë kanë dhënë, me shumë sakrifica, një kontribut të vyer në drejtim të çështjes shqiptare, lirisë, demokracisë dhe forcimit të shtetit modern shqiptar.

Të ngjashme
Në rrugë pa maska, gjobiten 473 qytetarë
Makina përfshihet në ecje nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë
Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë dhe Europës, por rrugë për të nuk ka. Të ndërtohet menjëherë!
Bie nga lartësia një punëtor në një pallat në ndërtim, dërgohet me urgjencë në spital
Nga gara me dy lista të ndara te Basha kryeministër, Kryemadhi: S’ka shans që Rama të ëndërrojë koalicion me LSI-në
I mori 8 milionë lekë familjarëve të pacientes me COVID, Tirja kërkon të dalë nga burgu
Banesat u dëmtuan nga tërmeti, banorët në Durrës: Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë: Do të luftojmë për 6 deri në 7 mandate në këtë qark
Lini nje Koment