X

Damian Gjiknuri infektohet me Covid: Jam karantinuar, mbani maskën dhe lani duart

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ish-ministri dhe bashkëkryetari i reformës zgjedhore në një postim në Facebook. Ai shprehet se ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar, ndërsa ka një mesazh për qytetarët.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet” shkruan ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Briseida Shehaj: Skema korruptive e Rilindjes, anulojnë lejet për t’u dhënë kompanive fitoren në arbitrazh

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka anuluar lejen për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin Vjosë. Anulimi i hidrocentralit është...

Close