AKTUALITET, 30 Tetor 2020, 11:26

Universitetet online, Boçi akuza Ramës: Ke mbjellë vetëm kaos dhe pasiguri gjatë pandemisë

Universitetet online, Boçi akuza Ramës: Ke mbjellë vetëm


Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se gjatë gjithë kohës së pandemisë ka mbjellë gjithmonë kaos dhe pasiguri, teksa komenton vendimin e fundit për të mos hapur universitetet, të cilët do ta fillojnë vitin akademik online.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se “Vendimet e tij për mbyllje apo hapje, kanë qenë gjithmonë të minutës së fundit, të pa studiuara dhe shpesh herë në kundërshtim me njëra-tjetrën”.

POSTIMI:

ABSURDI NDJEK ABSURDIN

Rama përgjatë gjithë kohës së pandemisë ka mbjellë gjithmonë kaos dhe pasiguri.

Vendimet e tij për mbyllje apo hapje, kanë qenë gjithmonë të minutës së fundit, të pa studiuara dhe shpesh herë në kundërshtim me njera-tjetrën.

Një pasqyrë e qartë e absurdit me të cilin ai qeveris.

Kjo sepse ai në të gjitha rastet, ose shmangu e shmang plotësisht detyrimet financiare, siç bëri me nxënësit e mësuesit, ose rimbursoi e rimburson fare pak, siç bëri me biznesin.

Kur nuk kishte transport publik dhe Evropa nuk i kishte hapur Universitetet, ne i hapëm ato.

Atëkohë Ramës i duheshin zgjedhjet dhe nuk pyeti për shëndetin e studentëve e të pedagogëve.

Sot kur kemi transport publik, raste të shtuara në masë në arsimin parauniversitar, Universitetet mbyllen.

Çdo gjë si në Evropë do bërtiste dikush.

Por asgjë nuk është ashtu!

Universitetet tona megjithë paralajmërimet, nuk u mbështetën financiarisht për të rinovuar teknologjinë e të mundësonin ngritjen e platformave përkatëse me të dhënat e domosdoshme për mësimin online.

Programet e lëndëve, por dhe leksionet nuk iu nënshtruan standarteve dhe normave të diplomimit në distancë.

Asgjë s’ka ndryshuar tek ato që nga marsi.

Përveç se disa janë gjymtuar me mbylljen e disa degëve.

Universitetet publke janë lënë në mëshirë të fatit dhe inercisë.

Jo vetëm kaq.

Diplomimi dhe mësimi në distancë pengohen në mënyrë absurde ende, nga Ligji i Arsimit të Lartë, i cili nuk e parashikon një formë të tillë studimi.

Ndërkohë, mungon çdo mbështetje financiare për studentët që vijnë nga familjet me probleme ekonomike, se për pedagogët as që bëhet fjalë.

Studentët e viteve të para do gjenden para një kaosi mësimdhënës sespe num dinë se ku e si të orientohen.

Studentët e viteve të dyta e të treta kanë problemet e qirave dhe të punësimit part-time.

Por ama të gjithë do të paguajnë tarifat e kripura të bachelor dhe master dhe sdo të marrin asgjë nga ajo që qeveria i ka detyrim.

Por në mbretërinë e absurdit dhe kaosit askush nuk gjen zgjidhje.

As Universitetet e as studentët.