X

Tërmet i fuqishëm në Turqi/ Erdogan: Dhimbje e thellë për vendin tonë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në një deklaratë për mediat ka shprehur edhe njëherë keqardhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetët e humbura si pasojë e tëmetit me magnitutë 6,6 që tronditi ditën e sotme qytetin e Izmirit. Presidenti i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende ndodhen poshtë rrënojave.

“Punimet tona të kërkimit vazhdojnë në 17 ndërtesa.Numri i vdekjeve në vendin tonë ka shkuar në 12 ndërsa numri i të plagosurve në 438. Midis këtyre, 5 nga shtetasit tanë janë në operacion. 8 qytetarë tanë janë në kujdes intensiv. Ne mobilizuam të gjitha mjetet për të shpëtuar personat që janë poshtë rrënojave. Me projektet e transformimit urban, ne po rinovojmë stokun tonë të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve. Ndërsa dhimbja e tërmeteve në Elazig dhe Malatya që ndodhën në janar ishte akoma e freskët në zemrat tona, ky lajm nga Izmiri na trishtoi thellë.“ tha ai.

438 të plagosur dhe 12 viktima janë regjistruar deri më tani në Turqi si pasojë e tërmetit magnitudë 6.5 të shkallës rihter që goditi ditën e sotme qyetin e Izmirit. Lëkundjet e Tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter që tronditën Turqinë , janë ndjerë edhe në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare dhe 9 të tjerë janë plagosur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Transportonte katër klandestinë që kishin hyrë nga Greqia, një i arrestuar në Gjirokastër

Një person është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë...

Close