X

Shpërthim tritoli pranë banesës, flet gazetari: Familja ime është në panik! Vajza filloi të qante


Elidon Ndreka, gazetarit të cilit iu vu tritol mëngjesin e sotëm në fshatin Balldre të Lezhës ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se dyshon se ngjarja të ketë lidhje me punën.

Ai shprehet se kërkon që policia të zbardhë ngjarjen pasi familja e tij është përballur me një situatë paniku.

“Mbrëmë rreth orës 12:30 ka ndodhur një shpërthim pranë portës së banesës time.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Nuk di të drejtoj gishtin te një person apo individë të ndryshëm, por shpresoj që policia t’i shkojë deri në fund ngjarjes.

Shpresojmë të zbardhet sa më shpejt. Prindërit e mi janë të dy pensionistë.

Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit por nuk di të them. Unë në banesë jetoj me babin, mamin, bashkëshorten dhe dy vajzat. Vajza filloi të qante. Janë sekuestruar kamerat dhe shpresoj të japin zgjidhje”, shprehet Ndreka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kufizimet nga koronavirusi/ Pezullohet edhe segmenti 13 milionë euro Palasë-Dhërmi

Pak ditë pas pezullimit të një sërë projekteve që ishin çelur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas mesit të tetorit është...

Close