X

Shpërthim me lëndë plasëse në hyrje të banesës së gazetarit në Lezhë


Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së gazetarit të “News 24” në Lezhë, Elidon Ndreka.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lenden plasëse dhe më pas është larguar.

“Në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, dëmtohet banesa

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të premteje në një banesë në Vlorë. Policia bën me dije...

Close