X

Rritja e rasteve me koronavirus, Tritan Kalo mesazh kolegëve dhe politikanëve: Mos bëni gjithologji, po krijoni tollovi mendore!


Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e ka nisur ditën e sotme me një thirrje për të gjithë qytetarët dhe kolegët, duke iu kërkuar të bëjnë më shumë kujdes, ndërsa shton se nuk është koha që të bëjmë gjithollogji, pasi krijohet tollovi mendore.

Mes të tjerash, mjeku ka një kërkesë për të gjithë kolegët e tij, duke kërkuar që të mos përfshihen dhe ndikohen nga politika.

POSTIMI:

Kohë kovidiane….30.10.2020…mirmëngjes në këtë pragfundi të muajit….së bashku me fjoralbën dhe aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….

Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjenë, distancim (m.h.d.)….Mirkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shendetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetsisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjenizimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….

Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbësim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Ngrin” renta minerare, për tre vjet do të jetë zero. Qeveria ndryshon ligjin për taksat kombëtare

Qeveria ka vendosur që për një periudhë tre vjeçare nga periudha aktuale të lërë rentën minerare në zero për qind...

Close