X

Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, Meta: Kuvendi dje votoi bllokimin e integrimit!


Presidenti Ilir Meta është shprehur se rrëzimi i dekretit të tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor një ditë më parë nga kuvendi i ka dhënë goditje të fortë sistemit parlamentar në vendin tonë.

“Me votimin e djeshëm qeveria i dha goditje në zemër sistemit parlamentar që na dërgoj nga demokracia parlamentare në atë oligarke.

Kjo është arsye që dje 97 deputet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej. Gjithashtu është shkelur edhe kushtetuta.

Ne tashmë kemi një parlament monopartiak, nga 140 deputet janë 122 formalisht, prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta. Në këtë kuadër kur shkelen të drejtat populli ka të drejtë që ti vendosë vetë të drejtat përmes referendumit.”

Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur se ligji për referendum duhet të miratohet urgjent, në mënyrë që të ndryshojë dhe situata drastike në të cilën ndodhet vendi ynë.

“Kjo nismë për referendum duhet që të miratohet në mënyrë që të kemi një ndryshim të drastik të situatës dhe të jetë populli që të marrë në dorë politikanët dhe të vendosë vetë për çdo çështje me rëndësi.

Në një vend demokratik nuk ka më të rëndësishme sesa kontrolli i qytetarëve në të drejtat e tyre.

Vetëm sundimi i popullit përmes popullit do të tregojë dhe sundimit përmes saj.

Në mungesë të organeve përkatëse është populli që duhet ta marrë në dorë pushtetin e tij”, është shprehur Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Infektivi si burgu i Spaçit”/ Nuk kontakton me burrin e shtruar në spital nga COVID, gruaja: Nuk di nëse është rënduar, as nëse është më mirë

Spitalet COVID janë tejmbushur me pacientë që po luftojnë virusin që ka shkaktuar viktima dhe shumë të infektuar. Për ‘Fax...

Close