X

Rrëfimi i dhimbshëm i gruas së minatorit: Burri mblidhte lule për para! Tani nuk kam bukë për fëmijët


Dramë në Dibër. Nëntoka u mori jetën dy minatorëve dhe një inxhinieri. Tragjedia goditi familjet Hoxha, Cesku dhe Rushiti.

Gruaja e Rexhep Rushitit tregon për “Abc News” se bashkëshorti kishte vetëm tre javë që kishte filluar punë në minierë.

Mes lotësh, ajo thotë se burri ishte i vetmi që punonte në familje dhe se tani nuk kanë me çfarë të ushqehen.

“Kam fëmijët e vegjël. Burri ka tre javë që ka punuar dhe si kishte marrë lekët. Jam jetime. Nuk kam bukë sonte në shtëpi. Ju kërkoj ndihmë që të më ndihmoni se kam tre fëmijët në shkollë. Pa punë jam. Jam 29-vjeçe. Fëmijët i kam 7, 8 dhe 9 vjeç.

Burri më parë mblidhte lule në mal tre muaj e verës. Në minierë punonte prej 3 javësh.

Tani më la, nuk kam asnjë të ardhur asgjë. Nga shteti nuk kam asgjë. Kërkoj ndihmë prej bashkisë dhe kush të jetë, kam tre fëmijë të vegjël” tha ajo.

Një apel për shtetin e kishte edhe motra e viktimës. “Tre fëmijët kanë nevojë për ndihmë, ne jemi për vete shumë keq”.

Një fqinj i viktimave tregoi gjendjen e rrënuar të familjeve.

“Jetesa e tyre është në fund.

Ruzhdiu gjithë verës mblidhte bimë medicinale në mal për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë.

Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu” tha ai.

Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rexhep Rushitit u nxorën sot nga miniera e Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Qeveria tregoi që nuk do zgjedhje të lira, ta shporrim më 25 prill

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndryshimet e Kodit Zgjedhor shkojnë kundër...

Close