X

PD: Erion Veliaj dhe dy ministra manipulojnë, te “Sami Frashëri” nuk po ndërtohet


Ish-deputetja Jorida Tabaku, tregon se në gjimnazin “Sami Frashëri” nuk po bëhen ndërtime, por sipas saj e gjitha është një teatër dhe shfaqje propagandistike.

Tabaku ka publikuar edhe foto për të mbështetur argumentin e saj, se në gjimnazin me traditë të kryeqytetit, nuk ka nisur ende asnjë punim, ndryshe nga fotot që publikoi ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Reagimi:

Dalin çdo ditë me regji qendrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri.

2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.

Sot asnjë punëtor dhe asnjë punë në gjimnazin Sami Frashëri, sepse regjia qendrore është zhvendosur në shkollën 5 maji. Çdo ditë në një shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato që sot duhet të ishin sheshe ndërtimi.

Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frashëri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!

Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Përrallat e Bashës për pandeminë”/ Rama: Po shpenzuam paratë sot për sot, nesër na vdesin njerëzit rrugëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet që ai bën çdo ditë për krizën...

Close