X

“Ngrin” renta minerare, për tre vjet do të jetë zero. Qeveria ndryshon ligjin për taksat kombëtare


Qeveria ka vendosur që për një periudhë tre vjeçare nga periudha aktuale të lërë rentën minerare në zero për qind kurse në vijim ajo të jetë sa 1/3 e normës së rentës.

Në nenin 4 të ligjit për taksat kombëtare ku përcaktohet niveli i tyre qeveria ka ndërhyrë në paragrafin e parë dhe të tretë. Vendimi i qeverisë pritet të hyjë në fuqi pas kalimit të hallkave të nevojshme të diskutimit dhe më publikimit në Fletoren Zyrtare.

Si është niveli i rentës sot

Kështu sipas ligjit në fuqi “përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën sa 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020 dhe 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim së përcaktuar në shtojcën nr. 2, “Grupi i parë (I) Mineralet metalike” që i bashkëlidhet këtij ligji”

Po kështu në paragrafin e tretë të ligjit në fuqi thuhet se “në rastin e shitjes së mineralit të grupit të parë (I), “Mineralet metalike”, për përpunim brenda vendit, nga nxjerrësi te përpunuesi, përqindja e rentës aplikohet në masën sa 3/7 e normës së rentës për vitin 2019, 3/8 e normës së rentës për vitin 2020 dhe 1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim së përcaktuar në shtojcën nr. 2, mbi vlerën (çmimin) e shitjes, e cila, për efekt të përllogaritjes së rentës minerare, nuk mund të jetë më e vogël se çmimi i shitjes për eksport të mineralit të papërpunuar”.

Si bëhet sipas vendimit të qeverisë

Në vendimin e qeverisë është ndryshuar niveli i rentës duke nënvizuar se përqindja e saj për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën 0% për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri për një periudhë 3-vjeçare dhe 1/3 e normës së rentës për periudhën në vijim. I njëjti ndryshim bëhet edhe në paragrafin tre të pikës katër në nenin 4 të ligjit.

“Në rastin e shitjes së mineralit të grupit të parë (I), “Mineralet metalike”, për përpunim brenda vendit, nga nxjerrësi te përpunuesi, përqindja e rentës aplikohet 0% për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri për një periudhë 3-vjeçare dhe 1/3 e normës së rentës për periudhën në vijim së përcaktuar në shtojcën nr. 2, mbi vlerën (çmimin) e shitjes, e cila, për efekt të përllogaritjes së rentës minerare, nuk mund të jetë më e vogël se çmimi i shitjes për eksport të mineralit të papërpunuar./Monitor

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Dita e 16-të e grevës, naftëtaret thirrje Ramës: Nuk do të negociojmë jashtë, nuk kemi besim! Duam pagat!

Naftëtaret e Ballshit, kanë hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë të grevës së tyre të urisë, brenda ambienteve të uzinës së...

Close