X

Ndarja nga jeta e Avni Mulës, Thaçi dhe Hoti mesazh ngushëllimi: Lamtumirë Nderi i Kombit!


Liderët e politikës në Kosovë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në lidhje me humbjen e kompozitorit të madh, Avni Mula.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në reagimin për ndarjen nga jeta të kompozitorit shkruan se vdekja e Mulës është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Thaçi ndër të tjera përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare.

“Vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare.

Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit!”, shkruan Thaçi.

Gjithashtu për humbjen e kompozitorit të madh shqiptar ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili thekson se vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula.

Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve.

Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, shkruan Hoti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Rrëfimi i dhimbshëm i gruas së minatorit: Burri mblidhte lule për para! Tani nuk kam bukë për fëmijët

Dramë në Dibër. Nëntoka u mori jetën dy minatorëve dhe një inxhinieri. Tragjedia goditi familjet Hoxha, Cesku dhe Rushiti. Gruaja...

Close