X

Koronavirusi, Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore janë familja, baret, restorantet, kërkova mbylljen e kinemave


Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” për të folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.

Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet.

I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakord me vendimet e reja,” tha Pipero.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I vunë tritol pranë shtëpisë, reagon 69-vjeçari: Mendova se ishte tërmet. Kur dola te dera thash “o grua po kjo qenka dasma jonë”

Pronari i banesës, Tahsim Banushi 69-vjeçarit të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit...

Close