X

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Hani vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit


Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të hamë vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit dhe familjarët.

Në udhëzuesin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, tregohet niveli i rriskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline.

Ministria e Shëndetësisë thotë se duhen shmangur grumbullimet si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë mbajmë maskat dhe lajmë shpesh duart.

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Merrni shembull nga Liga Profesioniste e Futbollit”, naftëtarët “gozhdojnë” Ramën: Ngatërron kekun me byrekun

Një naftëtar i është përgjigjur Ramës nga Ballshi për grevën pasi kryeministri dje u bëri thirrje që të marrin shembull...

Close