X

Koronavirusi i merr jetën kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, 82 vjeç humbi betejën me koronavirusin.

Mediat vendase bëjnë me dije se 82 vjeçari i infektuar me Covid ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku qëndronte i shtruar që prej datës 7 tetor.

Udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha pas mesnatës së shkuar se gjendja e mitropolitit është serioze, se është intubuar dhe vendosur në ventilim invaziv.

Ndërkohë në Malin e Zi janë konfirmuar të infektuar me Covid mbi 17,300 raste me koronavirus dhe 282 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Koronavirusi, Pëllumb Pipero: Vatrat kryesore janë familja, baret, restorantet, kërkova mbylljen e kinemave

Mjeku Pëllumb Pipero, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” për të folur për masat e reja të...

Close