X

Kim Mehmeti: Rama luftoi shqiptarinë dhe defaktorizoi Shqipërinë

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në takimin e fundjavës përballë gazetares Juli Krisafi në SYRI TV, komentoi faktin që kryeministri Edi Rama e ka ndarë Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Piktori shkoi në Bruksel siç shkojnë të gjithë të vetëpëlqyerit. Shkoi në Bruksel jo si dikush që ka hallin e popullit, por që ka popullin e vet. Shkoi atje duke besuar se Brukseli ka nevojë për një zbavitës të oborrit. Piktori shkoi duke menduar se atje bëhet karriera politike si te ne, nëpër studiot televizive,” tha Mehmeti.

Sipas tij, Edi Rama nuk di të ndërtojë shtet, madje ua ka çuar dëm shqiptarëve këto tetë vite.

“Ka diçka tragjike për shqiptarinë. Ai me sjelljen e tij këto tetë vite, e bëri Shqipërinë një shtet që vuan hallin jo vetëm se nuk e do Brukseli, por se nuk e duan të rinjtë e saj. Ai e defaktorizoi Shqipërinë në tërësi. Piktori luftoi shqiptarinë,” tha Mehmeti.

Sipas tij, Rama ka një sjellje vasale ndaj Beogradit.

Mehmeti theksoi se në të ardhmen do të shkruhet se si ka mundësi që një njeri i tillë mundi të vijë deri në krye të shtetit shqiptar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PD i përgjigjet Edi Ramës: I ke lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për qëndrimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në parlament....

Close