X

Itali/ 199 të vdekur nga Covid-19, numri i të infektuarve të rinj më i larti që prej nisjes së pandemisë

Italia në 24 orët e fundit raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 215.085 testime nga të cilat 31.084 kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa viktimat në 24 orët e fundit janë 199, duke e cuar në 38.321 numrin total të të vdekurve.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Lëviznin pa maskat mbrojtëse, gjobiten 727 qytetarë, dhjetë të shoqëruar në Komisariat

Strukturat e Policisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re...

Close