X

“Infektivi si burgu i Spaçit”/ Nuk kontakton me burrin e shtruar në spital nga COVID, gruaja: Nuk di nëse është rënduar, as nëse është më mirë


Spitalet COVID janë tejmbushur me pacientë që po luftojnë virusin që ka shkaktuar viktima dhe shumë të infektuar.

Për ‘Fax News’ një zonjë e cila ka bashkëshortin e saj të shtruar prej tetë ditësh në Infektiv, shprehet se prej mbrëmjes së djeshme ka humbur çdo kontakt me familjarin e saj, dhe është e shqetësuar pasi gjendja e tij mund të ketë ardhur drejt përkeqësimit.

Zonja shprehet se spitali është bërë njësoj si burgu i Spaçit, ku njerëzit mbahen shumë larg familjes, dhe se askush nuk e di se çfarë ndodh brenda.

“Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka tetë ditë që është në Infektiv.

Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në burgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret. Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë.

Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri.

Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qëndruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve”, shprehet zonja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sulmet terroriste në Francë, rritet siguria në objektet e kultit dhe shkolla, paralajmëron ministri i Brendshëm: Do të ketë sërish ngjarje

Franca është zgjuar nën siguri maksimale pas sulmeve të djeshme terroriste në Nice ku u vranë tre qytetarë. Ditët e...

Close