X

Dita e 16-të e grevës, naftëtaret thirrje Ramës: Nuk do të negociojmë jashtë, nuk kemi besim! Duam pagat!


Naftëtaret e Ballshit, kanë hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë të grevës së tyre të urisë, brenda ambienteve të uzinës së naftës. Gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.

Por gratë naftëtare, shprehen se janë të vendosura të vijojnë grevën edhe pse konfirmojnë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.

Një ditë pasi kryeministri përsëriti thirrjen që ato të lënë grevën për të biseduar, njëlloj si bosët e ekipeve të futbollit, naftëtaret shprehen se nuk do ta braktisin grevën, pasi nuk kanë besim.

“Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do të dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.”– thonë ato.

Ndërkohë gratë kanë kërkuar një grup negociator që do të diskutojë me kryeministrin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
PD publikon videon: Shihni si sorollaten qytetarët për të bërë tamponin

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, publikon një video në rrjetet sociale, që sipas tij, tregon se si sorollaten qytetarët për të...

Close