X

Bebe Rexha flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën: Ai është thjesht i mrekullueshëm


Bebe Rexha ndihet “me të vërtetë me fat” që ka në krah një person si Keyan Safyari.

Prodhuesja e hitit ‘Baby I’m Jealous’ u shpreh se Keyan di si ta bëjë atë të ndihet e veçantë.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua.

Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim.

Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat.

Dhe ai është me fat”, tha këngëtarja.

Më tej, ajo shtoi se mirëkuptimi dhe komunikimi e kanë bërë lidhjen e tyre të funksionojë.

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet”, shtoi Bebe.

Ndërkaq, Bebe tregoi dhe se si e kanë kaluar periudhën e karantinës.

“Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë seks”, tha Bebe duke shtuar: “Shpresoj që nëna e tij të mos e lexojë këtë sepse ajo urren kur flas për gjëra të tilla në media. ”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Arif Vladi e kërcënoi me padi, Adelina Ismajli reagon sërish: Fol a je paguar për “Marshin e UÇK”?

Një deklaratë e Adelina Ismailit në emisionin e “Tetë a tetë me Adelinën” se Arif Vladi është paguar për këngën...

Close