X

Basha publikon mesazhin e qytetarit: Rezultatin e tamponit e morëm pas tetë ditësh, na thanë nuk ka më


Kreu i PD, Lulzim Basha vijon të denoncojë mungesën e tamponëve në Shqipëri duke nxjerrë në konferencë mesazhin e një qytetari nga Korça.

Qytetari i ka shkruar Bashës se përgjigjen e tamponit pozitivë e ka marrë vetëm tetë ditë pasi e bëri dhe se Policia nuk e lejonte të dilnin jashtë. Ai ndodhet në spitalin infektiv të Korçës teksa thotë se u kanë thënë që nuk ka më tampona.

Qytetari shkruan se dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por i kanë pohuar se ka mundësi që ai tampon mos bëhet fare.

Po ashtu ai përshkruan kushtet në spitalin e Korçës, pa kushte si kazerma ushtrie teksa mjekët janë të mrekullueshëm.

“Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë
Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë.

Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë.

Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte.”– tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Berat, infektohet me koronavirus punonjësi i Tatimeve, pozitivë edhe dy mësues

Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Beratit. Kanë rezultuar pozitivë një punonjës i drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy...

Close