X

“Tamponët janë broçkulla”, virologu italian ironizon Ronaldon: Hajde virolog se na duhesh për kalçeto


Shpërthimi i Kristiano Ronaldos, para supersfidës Juventus-Barcelona, nuk është pritur mirë nga virologu italian Roberto Burioni.

Ylli portugez i cilësoi tamponët si broçkulla, ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale, virologu, nuk i kurseu notat e ironisë ndaj yllit të Juventusit:

“E mirëpres në grupin e madh të virilogëve kolegun tim Kristiano Ronaldo. Do të jetë shumë i dobishëm në kalçeton tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni.

Kujtojmë që Kristiano Ronaldo u infektua me COVID-19 më 13 tetor.

Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës, e cila triumfoi me rezultatin 0-2.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Barcelona mposht lehtësisht Juventusin, Manchester United triumfon me goleadë

Barcelona nxjerr në pah dobësitë e Juventusit, pasi ia doli të triumfojë 0-2 në “Allianz Stadium”, në një ndeshje të...

Close