X

“Statistikat zyrtare të COVID, fshehin shifrat e vërteta”, Basha: Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve


Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi bashkëbisedimin e tij me gazetarët ditën e sotme me diskutimet në parlament mbi pandeminë, të cilat i quajti një maskaradë.

“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament. ku ministrja e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Ramës me codiv-19.

Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që siç e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.

Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për gjashtë ditë e për katër ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë gjashtë ditë, e tre deri në katër ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.

Shkak është mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve.

Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë.

Nëse do ishin blerë më shumë teste, nuk do pritej gjashtë ditë për tamponin infeksioni do të kontrollohej, e lehtë të fshihesh pas maskës.

Nuk do të duhej një kohë kaq e gjatë për të izoluar rastet e infektuara, po të ishin marrë masa.

E lehtë t’ia japësh përgjegjësinë qytetarit, e lehtë t’iu thurësh poezi mjekëve, që vijojnë të humbasin jetën në krye të detyrës, kur vetë nuk ke marrë asnjë masë.” u shpreh Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Përzgjedhja e hetuesve të BKH, ambasada amerikane: Procesi të jetë objektiv dhe i bazuar në merita!

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të...

Close