X

Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak


Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit në Kuvend për rrëzimin e dekretit të tij për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor.

Meta thotë se nuk është surprizuar nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan Meta.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit do të favorizojnë mazhorancën aktuale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
I dënuar me pesë vite burg për prostitucion, arrestohet 47-vjeçari fierak

Albert Kurti 47-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet e...

Close