X

“Kryeministër mashtrues dhe hajdut”, Bardhi: Rama të mbajë premtimin për pagat e naftëtarëve!


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet për pagat e naftëtarëve.

Bardhi shprehet se kreu i qeverisë u ka premtuar atyre hapjen e rafinerisë.

Ai thotë se premtimet e tij tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre.

Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.

Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro në Vlorë, detajet e policisë

Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. Lajmi është bërë i...

Close