X

Koronavirusi, Basha i përgjigjet Manastiliut: Duhet të kishe dhënë dorëheqjen kur vdiq Lutfi Cekiri


Kryetari i Partisë Demokratike, i revoltuar dhe me zë të lartë tha se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Në konferencën me gazetarët, Basha tha se nuk do ta mbyllë gojën ndërkohë që shqiptarët po vdesin në rrugë.

Si përgjigje ndaj Manastirliut, e cila tha se opozita po e perdor politikisht situatën, Basha tha:

“Po pse ca do të bëj unë, do të mbyll gojën kur vdesin shqiptarët rrugëve, do të duartrokas propagandë e mashtruesve? Sigurisht do mbroj interesin publik. Pse opozita është armiku këtu? Opozita ka 5 javë, i jam lutur zbatojë planin me 5 pika.

Shkoni pyetini mjekët. Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës.

Të shkojë të bëjë detyrën e vetë, po të kishte një fije integritetit të jepte dorëheqjen se ka testimet më të ulëta në Evropë.

Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Cekiri, por janë një bandë hajdutësh, që vjedhin paratë e shqiptareve”, tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sulmi në Francë, Thaçi: Terroristët nuk do të fitojnë kurrë!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me sulmin e kësaj enjteje në Nicë të Francës, ku si...

Close