X

‘Erdhi, pa, mori iku’/ Oketa i përgjigjet Topallit: Kam një karrige që nuk ma merr kush

Gazmend Oketa, ish-zëvendëskryeministër i qeverisjes demokrate, i ftuar në Çim Peka LIVE komentoi një deklaratë të bërë në vitin 2012 nga ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli për të, ku theksonte se ai ‘erdhi, pa, mori dhe iku’ nga PD.

“E sollën, pa, mori, iku. Nuk është hera e parë që e shoh këtë film, as në grupin tim parlamentar, as në politikën në Shqipëri në përgjithësi. Erdhi si një djalë i ri, në atë kohë dukej si një yll në ngjitje. Brenda pak muajsh PD e bëri deputet, e bëri ministër të Mbrojtjes, e bëri zëvendëskryeministër. Pasi humbi karrigen, kuptoi se nuk kishte më demokraci në PD,” do shprehej Topalli në atë kohë për Oketën.

Ky i fundit i tha Topallit se ai ka një karrige që nuk ia merr askush.

“Do të doja që temën e bisedës ta mbanim jo një replika mes dy ish-kolegësh. Sigurisht kam përgjigje jo vetëm për zonjën Topalli, por për cilindo. Por do ishte një përqasje e gabuar nëse ne do përcjellim modele të tilla.

Unë nuk kam hyrë në politikë për të treguar data. Por një gjë e them: nuk më ka marrë njeri për dore. Unë jam lindur, rritur dhe vazhdoj të jetoj në qytetin e Durrësit. Kam një karrige që nuk ma merr askush dhe ajo është karrigia e inxhinierit. Unë përgjigjem që objektivat e mi t’i arrij duke shpalosur ide dhe duke respektuar mendimin edhe të atyre që mendojnë ndryshe. Sqarimin tim atyre deklarimeve e jep vetë koha.

Ajo që do të thoja unë me keqardhje është se sot ndodhemi në një situatë ku pjesa më e madhe e klasës politike shqiptare në qendër të vëmendjes dhe angazhimit duhej të kishte rotacionin politik,” tha Oketa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sulmet terroriste në Francë, Haradinaj: Jam i tronditur, populli i Kosovës ndan dhimbjen me kombin francez

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në “Facebook”, ka komentuar sulmin terrorist në Nisë të Francës....

Close