X

DETAJE/ Shkon në tre numri i viktimave nga sulmi terrorist në Francë


Ka shkuar në tre numri i viktimave nga sulmi me thikë në Francë.

Sipas Le Figaro, në vendin e ngjarjes janë gjetur të pajeta dy gra dhe një burrë.

“Sipas burimeve tona policore, trupi i njërës prej dy grave u gjet i pajetë në kishë. E dyta humbi jetën në rrugë, ndërsa po kërkonte të fshihej në një kafene aty pranë. Një burrë gjithashtu u gjet i vdekur”, shkruan media franceze.

Sulmi me thikë ka ndodhur në Nice, sipas raporteve nga mediat franceze.

Presidenti francez Macron është nisur drejt vendngjarjes. Autoritetet zyrtare vendase thonë se një person është arrestuar deri tani.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi tha se gjithçka tregon se bëhet fjalë për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Ministri i Brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku ka ndodhur ngjarja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Mesazh kërcënues ndaj Dritan Abazoviç, arrestohet malazezi

Policia ka nisur hetimet ndaj një shtetasi malazez, me inicialet R.S. pasi dyshohet se ai ka kërcënuar Dritan Abazoviçin. Në...

Close