X

Arsenal, AZ e Benfica bëjnë detyrën, Politano nderon Napolin, Olayinka ndëshkon Leverkusenin

Arsenali ka marrë fitoren e dytë radhazi në Europa League, pasi ka mposhtur Dundalkun me rezultatin e pastër 3-0 dhe është ngjitur në krye të grupit me 6 pikë të plota.

Nketiah dhe Willock shënuan dy gola në fundin e pjesës së parë, ndërsa më pas ishte Pepe që shënoi në fillimin e të dytës, duke vulosur rezultatin 3-0 në favor të “topçinjve”.

Një gol i Matteo Politanos në minutën e 56′ i dha tre pikët e para në Europa League Napolit, që triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën baske ndaj Real Sociedas. Fitore me kosto kjo e djemve të Gattusos, pasi Insigne u dëmtua dhe la fushën e lojës në pjesën e parë, ndërsa Osimhen erdhi nga pankina, por la skuadrën me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

Pasi fituan në mënyrë të befasishme 0-1 në “San Paolo” ndaj Napolit, holandezët e Az Alkmaar regjistruan suksesin e dytë europian mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 kroatët e Rijekës, ndërsa edhe PSV Eindhoven fitoi 1-2 në Qipro përballë Omonias.

Nuk zhgënjyen as portugezët e Benficës, që mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 belgët e Standard Liezh. Mesfushori Pizzi shënoi dy herë për Benficën, ndërsa sulmuesi Waldschmidt vulosi suksesin.

Pasi i dha fitoren Romës në transfertën zvicerane ndaj Young Boys, Marash Kumbua luajti sërish si titullar mbrëmjen e sotme ndaj bullgarëve të CSKA-së së Sofies, por u mjaftua vetëm me zbatimin e saktë të detyrave mbrojtëse, pasi verdhekuqtë nuk shkuan përtej barazimit pa gola.

Në sfidat e tjera, Rangers mposhti me rezultatin minimal 1-0 polakët e Lech Poznan, ndërsa Bayer Leverkusen humbi 1-0 në transfertën ndaj Slavias së Pragës, në njē ndeshje ku gjermanët luajtēn për shumë minuta me 10 futbollistë dhe golin e vetëm e shënoi ish sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ibra humb penalltinë, por Milani fiton thellë, Antwerpi “shuplakë” Mourinhos

Milani bën detyrën në raundit e dytë të ndeshjeve në grupe në Europa League përballë Spartës së Pragës, duke fituar...

Close