X

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Koeman rrezikon skualifikimin!

Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. Dy humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar së tepërmi situatën në shtëpinë “blaugrana”. Ndërkohë në javët e ardhshme, skuadra katalanase mund të bëjë edhe pa trajnerin Ronald Koeman.

Holandezi rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij. Koeman shpërtheu kundër arbitrimit në “El Clasico” dhe tha se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur katalanasit mund të përfitojnë. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit të Disiplinës në Spanjë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
U shpëtua nga kampi famëkeq i Al Hol, Teuta surprizon Alvin Berishën

Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol nëntorin e shkuar. 12-vjeçari që preku zemrat e...

Close