X

Moderatorja i plotëson dëshirën Gjikos, bën ndryshimin drastik në look


Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Dyshja ka një histori të veçantë dashurie që ka nisur pas një interviste që moderatorja i ka bërë Gjikos. Asokohe, Elita ishte bjonde dhe në takimin e parë, reperi i ka shprehur dëshirën që nëse do të bëhej gruaja e tij, do t’i bënte flokët e errëta.

Dy vite pas njohjes, Gjiko i propozoi Elitës në Qershor të 2018, ndërsa në shtator të po atij viti, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Dyshja kanë një djalë me emrin Zëri, ndërsa janë në pritje dhe të një vajze. Ditën e djeshme, Elita ka realizuar ëndrrën e partnerit të saj, duke u kthyer në brune.

“Kujt i mungoi Eli i vjetër?”, ka shkruar moderatorja krahas fotos. Pak kohë më parë gjatë një interviste, Elita rrëfeu takimin e parë me reperin.

Moderatorja rrëfeu dhe një detaj interesant, teksa tha se dhurata e parë e reperit kundrejt saj ka qenë një bojë të errët flokësh, pasi ishte bjonde.

 

View this post on Instagram

 

Who missed the old Eli 🥰? @kacilleshi #backtoblack

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Sa të ligë jeni”, Mozzik reagon publikisht pasi ra pre e vjedhjes

Mozzik është përballur me një situatë të pakëndshme ditën e djeshme. Reperi ka bërë me dije përmes një postimi në...

Close