X

Champions League/ Moise Kean nderon PSG, Chelsea triumfon në Rusi

PSG dhe Chelsea bëjnë detyrën dhe arrijnë fitoret e para në grupet e Champions League. Nënkampionët e këtij kompeticioni, reaguan pas humbjes shtëpiake me Manchester United dhe mposhtën 0-2 në Turqi ekipin e Basaksehir.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione, teksa vlen për t’u përmendur dëmtimi i Neymar. Sulmuesi brazilian ndjeu shqetësime në kofshën e majtë dhe u largua nga fusha në minutën e 26-të. Moise Kean ishte heroi i ekipit të Thomas Tuchel me dy golat e realizuar.

Sulmuesi italian gjeti rrjetën me kokë në minutën e 64-t, teksa realizoi edhe golin e qetësisë çerek ore më pas. Në të dy rastet ishte Kylian Mbappe ai që dhuroi asistet për 20-vjeçarin.

Feston edhe Chelsea në Rusi. Ekipi i Frank Lampard triumfoi 0-4 përballë Krasnodar, një fitore shumë e rëndësishme. Jorginho humbi një penallti në minutën e 14-t (topi u ndal në shtyllë), por avantazhi erdhi nga Callum Hudson-Odoi në minutën e 37-të. Sulmuesi u ndihmua edhe nga gafa e portierit vendas.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes erdhën edhe rrjetat e Timo Werner (me penallti) dhe Hakim Ziyech, brenda tre minutave. Në fund ishte radha e amerikanit Pulisic, i cili vulosi triumfin me “poker” të ekipit londinez. /

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Koeman rrezikon skualifikimin!

Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. Dy humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe...

Close