X

Arif Vladi e kërcënoi me padi, Adelina Ismajli reagon sërish: Fol a je paguar për “Marshin e UÇK”?


Një deklaratë e Adelina Ismailit në emisionin e “Tetë a tetë me Adelinën” se Arif Vladi është paguar për këngën “Marshi i UÇK-së” është bërë shkak që të nisë një debat mes tyre. Reagimi i këngëtarit ishte i menjëhershëm duke mohuar akuzat ndërsa i kërkoi Adelinës të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq. Më pas, Adelina publikoi në rrjete sociale, se ky fakt është pohuar dhe nga Refik Hamiti, që pretendon se ishte ai sponsori.

Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Et. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”, shkroi Adelina.

Ndërkaq për RTK-në, Vladi tha se Adelina ka humbur famën dhe po mundohet ta rikthejë atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve. “Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja. Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK-së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht’, tha ai.

Por, Adelina nuk e ka lënë me kaq, pasi ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan: “Arif Vladi. A je paguar për “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo është pyetja. Sepse dolën dëshmitarë që konfirmojnë se je paguar. Çka dëgjoj unë, është punë e imja. Fol, a je paguar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Moderatorja i plotëson dëshirën Gjikos, bën ndryshimin drastik në look

Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja ka një histori të veçantë...

Close